Kaloni te përmbajtja kryesore

​Parashikimi i motit për fundjavën dhe apeli për qytetarët

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), fundjava do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesë të ndryshme të vendit.

E shtuna

Të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu në disa zona. Temperaturat minimale do të sillen nga 7 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 14 deri në 17°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

E diela

Të dielën parashikohet mot i vranët me intervale të shkurtra me diell. Edhe pse do të ketë kthjellime të përkohshme, vranësirat do të sjellin reshje lokale shiu gjatë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9°C, kurse maksimalet do të jenë në intervalin 15 deri në 18°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

IHK bën apel për qytetarët që të kenë kujdes gjatë orëve me reshje, veçanërisht nëse planifikojnë aktivitete në natyrë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button