Murati pas takimit konsultativ: Nuk ka ndryshim të qëndrimeve të partive

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati nuk tregoi nëse do të hidhet sot në votim kryeparlamentari, për çka tha se i takon kryesuesit.
Ai pas takimit konsultativ të ftuar nga Avni Dehari, tha se nuk ka ndryshim të qëndrimeve të partive.
Murati tha se propozimi më i denjë është Albulena Haxhiu.
“Ne pak më herët ishim një takim konsultativ. Ideja ishte që të dekorohemi për një zhbllokadë. Qëndrimet me sa pamë nga konsultimi ishin deklrativisht të njëjta, por besoj që të ketë një reflektim”, u shpreh ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?