Kaloni te përmbajtja kryesore

​Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Njësitë policore të stacionit policor në Shtime kanë arrestuar sot, rreth orës 13:50 në fshatin Petrovë një person të kërkuar nga gjykata.

I arrestuari L.H. (25) ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale vjedhje e pyllit, për të cilën ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatës ndaj të gjithë personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të saj, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button