Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pak para betimit të tij si deputet.

Kjo është bërë e ditur përmes një letre të cilën, Kurti i ka drejtuar Sekretariatit të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button