Kaloni te përmbajtja kryesore

Presidentja Osmani përkujton përvjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar vrasjen e 45 shqiptarëve në Sllovi të Lipjanit  ku më 15 dhe 16 prill të vitit 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen një nga krimet më të tmerrshme të luftës në Kosovë.

Osmani ka thënë se ata u masakruan vetëm pse ishin shqiptarë, teksa kujtesa për ta është thirrje për drejtësi.

“Më 15 dhe 16 prill të vitit 1999, në Sllovi të Lipjanit, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen një nga krimet më të tmerrshme të luftës në Kosovë. 45 shqiptarë u vranë dhe u masakruan mizorisht, ndërsa shumë të tjerë u plagosën, vetëm pse ishin shqiptarë. I kujtojmë me respekt jetët e pafajshme që u shuan në ato ditë. Kujtesa për ta është thirrje për drejtësi. Lavdi e përjetshme martirëve të Sllovisë”, tha Osmani. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button