Meta del në gjyq për të shmangur ndarjen e Instagram dhe WhatsApp
Gjatë dy muajve të ardhshëm, qeveria amerikane do të argumentojë se blerja e Instagram nga kompania në vitin 2012 dhe blerja e WhatsApp në vitin 2014 shtypën kërcënimet e mundshme për dominimin e saj.
Meta, e cila në atë kohë quhej Facebook, do të mbrohet duke argumentuar se ndihmoi në rritjen e këtyre blerjeve në biznese të mëdha të përdorura nga miliarda njerëz, ndërkohë që u përball me shumë konkurrencë gjatë rrugës.
Drejtuesit e lartë të kompanisë, duke përfshirë kryeshefin ekzekutiv Mark Zuckerberg dhe ish-kryeshefin ezkzekutiv Sheryl Sandberg, pritet të dëshmojnë gjatë procesit gjyqësor në Uashington, raporton KosovaPress.
Gjykimi bazohet në një padi të ngritur nën administratën e parë të Trump dhe më pas të ndryshuar nën administratën e Joe Biden, duke kërkuar zgjidhje po aq dramatike sa shpërbërja e shkrirjeve të mëdha të Metës.
Është gjyqi i tretë në SHBA që tenton të shkatërrojë Big Tech në dy vjet, pas rastit të suksesshëm të Departamentit të Drejtësisë kundër biznesit të kërkimit të Google dhe i dyti në pritje të një vendimi kundër biznesit të tij të teknologjisë së reklamave.
Ai nis mes një rimendimi të gjerë se si ligjet antitrust duhet të zbatohen në tregjet digjitale, i cili filloi vite më parë dhe ka evoluar në një lëvizje populiste.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?