Osmani në Ankara: Kosova është e përkushtuar të krijojë lidhje më të forta me Çadin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, është takuar me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul.
Osmani ka thënë se Kosova është e përkushtuar të krijojë lidhje më të forta me Çadin.
Ndër tjera, shtoi forcimi i marrëdhënieve mund të bëhet duke ndarë rrugëtimin dhe përvojat në shtetndërtim dhe zhvillim.
“Në Antalia, pata një takim produktiv me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul. Ne shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e Çadit dhe kërkuam mënyra për të forcuar bashkëpunimin tonë në fusha të tilla si diplomacia, ekonomia, arsimi dhe bujqësia”, ka shkruar Osmani në “X”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?