Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ngjarjet e datës 10 prill

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Koalicioni i Evropës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve organizojnë “Konferencën Rajonale për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, Reformën në Drejtësi si katalizator për forcimin e sundimit të ligjit”, si dhe “Takimin Vjetor të Koalicionit të Evropës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 09:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mban konferencën për media mbi ndërhyrjet e paligjshme të Komunës së Prishtinës në zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore të qytetit.
(MKRS, ora 11:00)

Unioni i Turizmit i Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe nën përkujdesjen e Komunës së Prishtinës, organizon Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2025. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari. (Prishtina Mall, ora 11:00)

AKTIV publikon raportin “Analiza e trendeve 2024: qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Kryetari i Gjilanit Alban Hysen pret në takim presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj. (Sheshi “Agim Ramadani”, Gjilan, ora 13:20)

Kryetari i Gjilanit Alban Hysen pret në takim presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj. (Ndërtesa e Komunës Gjilan, ora 13:30)

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj takohet me shefat e grupeve parlamentare politike. (Objekti i Komunës Gjilan, salla “2 Korriku”, ora 13:45)

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Gjilanit. (Salla e Kuvendit Komunal, objekti i Komunës Gjilan, ora 14:00)

Darka zyrtare. (Hotel “Vali Ranch”, ora 18:00-20:00)

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj bashkëbisedim me personalitete të qytetit të Gjilanit, duke përfshirë të dënuar politikë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shkrimtarë dhe artistë. (Hotel “Vali Ranch”, ora 20:00-21:00)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button