Arrestohet 19-vjeçari për kërcënim me armë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet R.O. (19) në Dubravë të Ferizajt, pasi kishte kërcënuar me armë një person tjetër me inicialet Z.M. i moshës 20-vjeçare.
Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 17:20 njësiti antidrogë ka ndërhyrë gjatë një fjalosjeje mes R.O. dhe Z.M., pasi ky i fundit kishte nisur një kërkesë për shoqërim një vajze në rrjetet sociale. I dyshuari R.O. e kishte thirrur personin Z.M dhe e kishte kërcënuar me armë.
Gjatë kontrollit te personi R.O. është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe një fishek në tytë.
Në asistim ka mbërritur edhe patrulla e stacionit policor të Ferizajt dhe në vendin ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krim-teknikët e stacionit.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar procedura penale për veprat “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?