Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani takohet me presidentin e Bullgarisë, flasin për forcim partneriteti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar sot me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Osmani ka treguar se temë qendrore ka qenë forcimi i partneritetit mes dy shteteve në veçanti në fushën e mbrojtjes.

Shefja e shtetit ka thënë se ka falënderuar presidentin bullgar për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës në rrugëtimin euro-atlantik.

“Bullgaria është partnere dhe aleate e vazhdueshme e Kosovës. Në takim bilateral me Presidentin Rumen Radev, diskutuam forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve në veçanti në fushën e mbrojtjes. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për rrugëtimin tonë euro-atlantik”, ka shkruar ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button