Kaloni te përmbajtja kryesore

Një grua raporton se djali i saj ka kanosur gjithë familjen dhe demoloi orenditë e shtëpisë

Një grua ka raportuar në Polici se djali i saj ka kanosur gjithë familjen dhe ka demoluar disa orendi të shtëpisë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Graçanicë, ndërsa i dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore u dërgua për trajtim mjekësor.

Rasti u iniciua si “Dhunë në familje”.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se djali i saj i dyshuari m/k, ka kanosur gjithë familjen dhe ka demoluar disa nga orenditë shtëpiake. I dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar për tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin i rasti shkon në procedurë rregullt”, njofton Policia.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button