Kaloni te përmbajtja kryesore

​Një i lënduar nga zjarri në një lokal në Prishtinë

Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 17:30 në një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, tha për kp, se një person ka pësuar lëndime.

“Zjarri është lokalizuar. Raportohet për një person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button