Çitaku: Në Kosovë jetesa po bëhet luks
Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka cilësuar qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti, si kastë qeverisëse e izoluar nga realiteti.
Ajo ka shkruar edhe se e njëjta po tallet me qytetarët.
”Kosova, viti 2025 – vendi ku jetesa po bëhet luks! Rritje pas rritjeje! Çmimet e produkteve më elementare – vezë, bukë, perime, ujë – po arrijnë majat. Energjia elektrike? Është bërë barrë e papërballueshme. Në çdo shtëpi ndjehet frika e faturës së ardhshme. Dhe në këtë realitet të zymtë, kush është në krye? Një kastë qeverisëse e izoluar nga realiteti. Jo vetëm e paaftë për të adresuar hallet e përditshme të qytetarëve, por edhe arrogante, shurdhe. “Let them eat cake,” po thotë qeveria – me përbuzje, sikur po jetojmë në ndonjë pallat, jo në varfëri.Kjo nuk është më qeverisje – kjo është tallje me qytetarin. Dhe durimi ka kufi. Ndryshimi nuk vjen duke heshtur”, ka shkruar Çitaku
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?