Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim burrit në Gjakovë që dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur

Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit D.LL, për ngacmim seksual ndaj një të mitura.

Sipas kërkesës, “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D. LL., në Gjakovë, në shkollën fillore “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është e ndjeshme për shkak të moshës, duke e përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës se mitur, veprime këto të cilat të dëmtuarës së mitur i ka cenuar dinjitetin dhe ka krijuar mjedis frikësues, degradues dhe poshtërues”.

Në njoftim thuhet se Gjyqtari i procedurës paraprake Driton Sadiku, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, “ngase kemi të bëjmë me vepër penale të rëndë, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe i ndikimit në prova.”

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button