MPJ: Kosova s’do ta harrojë kurrë ndërhyrjen perëndimore që e shpëtoi popullin e saj

Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një deklaratë me rastin e 26 vjetorit të ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë, duke thënë se ky ishte veprim vendimtar që ndali spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.
Në deklaratën e Ministrisë thuhet se Kosova nuk do ta harrojë kurrë ndërhyrjen perëndimore që e shpëtoi popullin e saj,
“Me këtë rast, riafirmojmë mirënjohjen tonë të thellë dhe të përjetshme ndaj Shteteve të Bashkuara, aleatëve të NATO-s dhe të gjithë atyre që qëndruan në anën e duhur të historisë, duke siguruar që populli i Kosovës të mbijetojë dhe të ndërtojë një shoqëri të lirë dhe demokratike”, thuhet në deklaratë.
Theksohet se masakrat në Reçak, Meje, Izbicë, Podujevë, Suharekë mbeten plagë të përhershme në kujtesën kolektive të popullit të Kosovës.
Aty thuhet se më shumë se dy dekada më vonë, Serbia ende nuk ka shprehur as keqardhje, as nuk ka pranuar krimet e organizuara nga shteti i saj dhe as nuk ka kërkuar falje për mizoritë e kryera nga forcat e saj.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?