Kaloni te përmbajtja kryesore

​Sekuestrohen rreth 3 mijë euro fals, kapet një person në Prishtinë

Njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit kanë arrestuar sot një person të dyshuar për falsifikim parash.

Personi u arrestua vetëm pak minuta pasi policia mori informatën se i njëjti ka tentuar të kryente një pagesë me para të falsifikuara.

Në momentin e arrestimit personi i dyshuar ishte në një taksi – pasagjer, ku dhe ka tentuar të fshehë paratë e falsifikuara, rreth 3 mijë euro në kartëmonedha prej 200 eurosh, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth rastit, ndërkohë që personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button