Kaloni te përmbajtja kryesore

Kanosi vëllain dhe kunatën për një pronë, arrestohet

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi ka kanosur vëllain dhe kunatën e tij për një pronë.

Policia i ka gjetur të dyshuarit edhe marihuanë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone kishte kanosur me armë dhe kishte sulmuar fizikisht vëllain dhe kunatën e tij. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button