Kaloni te përmbajtja kryesore

​Takimi Trump-Zelensky përfundoi me përplasje të tensionuar në mes dy presidentëve

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky është larguar pa përcjelljen e homologut amerikan Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë, raporton BBC.

Zelensky e përfundoi takimin para kohe pas tensioneve në Zyrën Ovale me Trumpin dhe zëvendëspresidentin amerikan JD Vance.

Pamjet treguan presidentin ukrainas duke dalë me nxitim nga Shtëpia e Bardhë dhe duke u futur në fuoristradën e zezë.

Pak minuta më herët, Trumpi në rrjetin e tij “Truth Social” shkroi se Zelensky “nuk ka respektuar SHBA-në në Zyrën e tyre Ovale”.

“Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, ka shtuar Trumpi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button