Incident në veri, ndalohen 12 persona prej tyre 10 të mitur

Policia e Kosovës sot ka ndaluar 12 persona, prej tyre 10 të mitur, në Mitrovicën e Veriut.
Për rtv21.tv zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani ka thënë se personat janë arrestuar për ngasje të veturës pa patentë shoferë.
Ata kishin qenë duke festuar me vetura e flamuj shqiptarë.
“Janë ndaluar 12 persona, 10 të mitur, të cilët dyshohet se me flamuj shqiptarë kanë hy në Mitrovicë të Veriut. Dyshohet se disa serbë më pas i kanë sulmuar me gurë. I kemi ndalu dy vetura, në njërën veturë kanë qenë pesë të mitur e në veturën tjetër kanë qenë shtatë persona. Ende nuk ka ndonjë vepër, përveç për mungesë patentë shoferit e kundërvajtje në trafik”, ka thënë Elshani.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?