Kaloni te përmbajtja kryesore

​KQZ tregon kur nis numërimi i votave të deputetëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon që sot pasdite të fillojë numërimin në Qendrat Komuale të Numërimit në disa komuna.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë për portalin rtv21.tv, se procesi i numërimit për votat e deputetëve dhe rikonfirmimi i votave për subjektet politike, do të nis në orën 16:00, në Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.

“Procesi i numërimit në Qendrat tjera do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button