Musliu: Secili kryetar i partive opozitare që bën koalicion me Kurtin, e pranon se elektorati i tyre është “hajvanat”

Ganimete Musliu e PDK-së ka thënë se secili kryetar i partive opozitare që pranon koalicion me Kurtin, e pranon se elektorati i tyre sipas saj është “hajvanat”.
Ajo në Facebook ka shkruar se opozita duhet të mendojnë mirë hapat që do t’i marrin gjatë kësaj jave.
“Secili kryetar i partive opozitare që e pranon një koalicion me Albin Kurtin, e pranon se elektorati i tyre është hajvanat. Prandaj le të mendojnë mirë për hapat që do t’i marrin gjatë kësaj jave”, shkruan Musliu në Facebook
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?