Kaloni te përmbajtja kryesore

Molliqaj i PSD-së: Opozita mos të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas publikimit të exit poll në media, i cili ka thënë se kjo është një fitore për Kosovën.

Sipas Molliqajt, opozita nuk duhet, me asnjë kusht, të bëjë koalicion me Vetëvendosjen.

“Kjo është një fitore për Kosovën! Opozita nuk duhet, me asnjë kusht, të bëjë koalicion me Vetëvendosje. 40% nuk është megjithatë dështim, është një paralajmërim se propaganda ende mban peshë përballë zbrazëtisë ideologjike. Ne e kundërshtojmë VV-në sepse ajo e sheh shtetin si pronë dhe qytetarin si mjet. Demokracia nuk rrezikohet vetëm nga ata që sundojnë, por edhe nga ata që nuk kanë asgjë për t’i kundërvënë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button