Maratona e zgjedhjeve, nis votimi edhe në Prishtinë, Pejë, Prizren, Vushtrri dhe Drenas

Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare dhe ato do të jenë të mbesin të hapura deri në orën 19:00.
Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.
Gazetarët e RTV21 nga terreni kanë bërë të ditur se procesi i votimit me kohë ka filluar edhe në Vushtrri, Prizren, Prishtinë, Pejë, Drenas.
Votimi në qendrën e votimit “Ismail Qemali” në Prishtinë
Hapet Qendra votimit shkolla fillore “Rasim Kiçina” Drenas, procesi i votimit fillon me kohë
Procesi i votimit në Gjakovë
Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.
Të drejtë vote kanë mbi 2 milonë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?