Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Mbështetja e SHBA-së vendimtare për rrugëtimin tonë si shtet sovran

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar kongresistin republikan Mike Lawler.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani e ka quajtur kongresistin një mik i Kosovës dhe zë të rëndësishëm në Kongresin Amerikan, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Diskutuam mbi nevojën për t’i thelluar më tej marrëdhëniet tona në fusha të interesit të përbashkët. Mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe mbetet vendimtare për rrugëtimin tonë si shtet i lirë dhe sovran.”, ka shkruar Osmani pas takimit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button