Kaloni te përmbajtja kryesore

Kompania “Pastrimi” bën apel për pagimin e faturave

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka bërë apel te qytetarët për t’i paguar faturat.

Bëhet e ditur se qytetarët faturimin dhe pagesat për shërbimet e menaxhimit të mbeturinave duhet ti kryejnë në pikat zyrtarë të Kompanisë.

“Dëshirojmë të theksojmë se pezullimi i ndryshimit të rregullores për mbeturinat, i miratuar nga Kuvendi Komunal, nuk mund të bëhet me vendim personal të kryetarit të Komunës, Përparim Rama. Një rekomandim i Zyrës Ligjore të Komunës nuk ka kompetencë ekzekutive mbi vendimet e Kuvendit Komunal, prandaj çdo veprim në kundërshtim me këtë rregullore është i paligjshëm”, theksohet në njoftimin e kompanisë.

Tutje, “Pastrimi” apelon te qytetarët të mos bien pre e keqinformimit dhe të kryejnë pagesat e tyre.

“Pagesa e faturave është thelbësore për përmirësimin e shërbimit, garantimin e pagave të punëtorëve dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për të gjithë. Mos lejoni që keqmenaxhimi dhe interesat financiare të cenojnë cilësinë e shërbimit publik! Paguani faturën tuaj në “Pastrimi” dhe kontribuoni në një Prishtinë më të pastër dhe më të rregulluar”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button