Dega e AAK-së në Gjakovë anulon tubimet elektorale, për shkak të rastit në Jabllanicë

Dega e AAK-së në Gjakovë ka njoftuar se ka anuluar aktivitetet e planifikuara për sot në kuadër të fushatës elektorale.
Kjo në shenjë solidarizimi me familjet Rama, Mehmeti dhe Morina nga Jabllanica që si pasojë e shembjes së objektit humbën fëmijët e tyre.
“Ju njoftojmë që aktivitetet e planifikuara për sot në kuadër të fushatës elektorale, ANULOHEN.
Ky anulim bëhet në shenjë solidarizimi me familjet Rama, Mehmeti dhe Morina nga Jabllanica që si pasojë e shembjes së objektit humbën fëmijët e tyre”, thuhet në njoftim. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?