Kaloni te përmbajtja kryesore

​Aksident mes katër veturave dhe një autobusi, 7 të lënduar

Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të trafikut në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button