Dugolli: Serbia po përfiton në kurriz të Kosovës për integrim në BE

(Lajm i përditësuar)
Dugolli: Nuk do t’i përsërisim gabimet
Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Enver Dugolli ka thënë se Kosova nuk duhet të përsërisë gabimet e mëparshme në negociatat me Serbinë, veçanërisht në lidhje me krijimin e Asociacionit.
Ai ka shprehur shqetësimin se, nëse marrëveshjet nuk realizohen në mënyrë të plotë dhe të drejtë, mund të dëmtojnë interesat e shtetit të Kosovës, duke lejuar që Serbia të manipulojë situatën dhe të tërhiqet nga angazhimet që do ta detyronin ta njohë realitetin e Kosovës.
”Ne nuk do të bëjmë gabime të ngjashme si më herët që të zbatojmë një anshem pika të cilat pastaj Serbia tërhiqet dhe neve na mbesin peng disa kërkesa tona që janë me rëndësi për Kosovën. Marrëveshja ka kuptim nëse realizohet në tanësi. Jo Serbia të kërkojë diçka që atyre ju konvenon dhe ta përdorë pastaj për ta minuar shtetin e Kosovës edhe tërhiqet nga pikat që e detyrojnë ta njeh realitetin, shtetin e Kosovës”, tha Dugolli.
Dugolli: Serbia po përfiton në kurriz të Kosovës për integrim në BE
Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Enver Dugolli në debatin zgjedhor të RTV21 tha se Serbia ka interes të normalizojë raportet me Kosovën.
Sipas Serbia ka bërë hapa të mëdhenj në drejtim të BE-së që sipas tij po cilësohen që janë përfituar në kurriz të Republikës së Kosovës.
“Natyrisht që pa e njoftë Kosovën Serbia gjithmonë do të ketë probleme, mirëpo ne siq e pra kemi parë Serbia nuk është e interesuar për normalizim të raporteve. Me këtë Serbi që Vuqiq ka treguar qartazi që nuk është i interesuar për me normalize raportin me Kosovën sepse përveq se nuk ka zbatu marrëveshje e arritura shumë kohë më herët pra i ka neglizhu gjithherë ka tentuar që të përfitojë nga ky proces dhe ka bërë hapa goxha të mëdhenj në drejtim të BE-së për me u integru, gjithmonë duke përfituar në kurriz të Kosovës”, potencon Dugolli. /21Media
Dugolli: Situata në veri në dallim me 4 vite, është si nata me ditë
Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Enver Dugolli në debatin zgjedhor të RTV21 tha se gjatë Qeverisë Kurti situata në veri të vendit ka ndryshuar drastikisht.
”Situata në Veri është pa krahsimisht është më e mirë si nata me ditë në dallim për katër vite”, tha Dugolli.
Duke fol për gjendjen në veri të vendit dhe, ndikimin e Policisë së Kosovës, Dugolli tha se ”Polica e Kosovoës është Polici demokratike nuk është Polici që shkakton dhunë ajo respekton vetëm ligjin, qytetarët bashkëpunojnë me Policinë”.
Dugolli: Gjuha e Kurtit në fushata elektorale është në suaza të fushatës
Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Enver Dugolli në debatin zgjedhor të RTV21 në lidhje me me gjuhën e kryeministrit Kurti në fushata elektorale, ka thënë se është gjuhë që ka të bëjë me një garë në suazë të fushatës.
Pengimi i një subjekti politik për fushatë elektorale, sipas tij nuk mund të lejohet.
“Gjuha që përdorë z.Kurti ndaj emponentëve politik ka të bëjë me një garë e cila është në suaza e fushatës. Unë nuk e kam parë as LVV dhe z. Kurti që e ka bërë të madhe këtë farë pune. Nuk mund të lejojmë që kur bëhet shkelje ligjore, lejimi apo tentimi i pengimit të një subjekti politik për me mbajtë fushatën elektorale apo me mbajtë një tubim. Nuk guxojmë me leju presedane të tilla sepse pastaj shndërrohen në dukuri e në dukuri nuk bënë përshkak se ne e kemi parë në të kaluarën se në disa pjesë psh partitë politike shqiptare ka qenë e pamundur që të zhvillojnë fushata elektorale apo diqka tjetër edhe ne kemi investu shumë që të krijojmë hapësirë, rend dhe ligj, infrastrukturë ligjore që secili ta ketë të drejtën që të shfaqë bindjet politike edhe manifestimet politike që bëhen në këtë radhë përmes tubimeve dhe fushatave elektorale. Logjika e turmës e masës shumë lehtë mundet të shndërrohet pastaj në një fenomen të pa kontrollueshëm edhe pastaj është rrezik për sigurinë”, tha Dugolli. /21Media
Dugolli: Ata që prishin tubimet politike janë qyqarë
Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Enver Dugolli në debatin zgjedhor të RTV21 në lidhje me rastin e mbrëmshëm ndaj kryeministrit Kurti në Skenderaj, ka thënë se ky rast do të duhej të dënohet nga gjitha subjektet politike.
“Secili që tenton të prishë tubimet e kundërshtarëve politikë apo të një grupacioni politik ai përveq që qyqarë nuk mund të jetë asgjë tjetër, për arsyje se është fushatë zgjedhore dhe të gjitha grupacionet politike kanë të drejtë të organizojnë konform ligjit tubime elektorale dhe kjo që është tentuar të ndodhë, të bllokohet apo të pamundësohet një tubim i Vetëvendosjes, unë mendoj që do të ishte dashtë të dënohet nga gjithë subjektet politike sepse nuk duhet lejohet të ndodhë”, tha Dugolli. /21Media
Protesta kundër tubimit të VV-së, Dugolli: Ishin të nxitur nga PDK
Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Enver Dugolli në debatin zgjedhor të RTV21 ka folur rastin e mbrëmshëm ku Lëvizja Vetëvendosje, është pritur me protestë në Komunën e Skenderajt, në një vizitë në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
”E pamë një gjendje jo të mirë në Skenderaj, për shkak se eksponentë të ndryshum të nxitur kisha me thënë qytetarë kryesissht të rinjë, kisha përshtypjen që nuk ishin në dijoni se çfarë po ndodhte, pra ishin të frustuar në kuptimin e asaj që VV mbante një tubim në Skendar”, tha Dugolli.
Ai vazhdoi duke thënë se ata ishin ”Të nxitur nga PDK-ja”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?