Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj për LVV-në: Janë mashtrues, ua kom heq maskën

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj në Istog  u kërkoi qytetarëve që ta mbështesin koalicionin, me qëllimin për ta larguar nga pushteti Lëvizjen Vetëvendosje.

Dyfishim të pagave e siguri energjetike u ka premtuar qytetarëve të Istogut, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate, Forumit të Intelektualëve, Konservatorëve dhe iniciativës Ideali.

Në tubimin elektoral Haradinaj u mor edhe me kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj tha se Kurti i ka mashtruar qytetarët.

“Janë mashtrues. Ja kom hjek maskën edhe qeben. Kah jam sill më kanë thënë edhe ti i ki faj se ja mushe sheshet por s’jam pishman se kam besu, por në kurriz tonë me na nda prej Amerikës”, tha Haradinaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button