Kaloni te përmbajtja kryesore

Simitçi: Në Turqi janë 399 votues të regjistruar

(Lajm i përditësuar)


Ertan Simitçi, nga Yenilikçi Türk Hareket Partisi në 21 drejtëpërdrejt në RTV21 ka thënë se përqindja e votuesve në shtetin e Turqisë është 399 votuesve të regjistruar, ku sipas tij një pjesë tjetër kërkojnë të vijnë në Kosovë.

Tutje ai thotë se problemi me qështjen ligjore të shtetasëve të Kosovës që jetojnë në Turqi do të jetë e futur në programin e partisë së tij si qështje.

Ai shpreson se në mandatin e ardhshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të bëhet edhe ndryshimi i ligjit për shtetësinë e Republikës së Kosovës në Turqi.

“Sipas informative të KQZ në Turqi janë 399 votues të regjistruar, një pjesë kërkojnë që të vijnë në Kosovë që të vizitojnë Kosovën. Atje ka një problem lidhur me qështjet ligjore për arsyje se ka shumë shtetasë apo shumë kosovarë të cilët jetojnë në Turqi por kanë probleme me shtetësinë  e Repulikës së Kosovës për arsyje se janë teknike. Ne si parti kemi futur këtë qështje si problem dhe në programin tonë, besojmë që mandatin e ardhshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të bëhet edhe ndryshimi i ligjit për shtetësinë e Republikës së Kosovës. /RTV21/21Media

 


Simitçi: Partia jonë ka bërë të gjitha përgaditjet për programin

Ertan Simitçi, nga Yenilikçi Türk Hareket Partisi në 21 drejtëpërdrejt në RTV21 ka thënë se kjo parti është një parti e re dhe zgjedhjet e 9 shkurtit janë zgjedhjet e treta për këtë parti.

Simitçi tutje tregon se partia e tij që nga qershori i vitit të kaluar është në terren duke përfshirë edhe diasporen në Turqi.

“Ne jemi një parti e re që është formuar në vitin 2020 pastaj në 14 shkurt kemi qenë dmth në zgjedhjet e para dhe në tetor 2021 kemi qenë në zgjedhjet lokale, sot jemi në zgjedhjet e treta në 9 shkurt besojë që do të marrin vota. Poashtu partia jonë ka bërë të gjitha përgaditjet në lidhje me programin dhe planifikimin e aktiviteteve poashtu që nga qershori jemi në terren dhe 20 ditë jemi në fushatë në Prizren, Mamushë, Prishtinë, Gjilan, Vushtrri, Mitrovicë kemi qenë në Stamboll dhe Bursa ku jetojnë atje diaspora dhe shtetasët e Republikës së Kosovës, jemi aktiv në terren besoj. /RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button