Kaloni te përmbajtja kryesore

Gërvalla së bashku me Osmanin marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore në 80-vjetorin e çlirimit të Aushvicit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla përkrah me presidenten Vjosa Osmani është duke marrur pjesë në ngjarjen e 80 vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit dhe shfarosjes Aushvic.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga MPJD.

“Përkrah Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, po merr pjesë Zëvendëskryeminstrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla”, thuhet në njoftim.

“Ndonëse nuk ka pasur hebrenj nga Kosova të internuar apo të vrarë në kampin Aushvic, Kosova bashkëndjen dhimbjen për mëse 1.1 milion njerëz të vrarë në Aushvic, dhe njëherit krenohet me trashëgiminë e saj të mbrojtjes së hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore”, thuhet tutje në njoftimin e MPJD.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë rreth 50 delegacione shtetërore, me afër 10 shtete që marrin pjesë me kreun e shtetit (Mbretin apo Presidentin) dhe kreun e Qeverisë (Kryeministrin apo Zëvendëskryeministrin). /21Media

​80-vjetori i çlirimit të Aushvicit, Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button