Kaloni te përmbajtja kryesore

KEDS: Në Llazarevë të Obiliqit, 60% e energjisë po vidhet

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike – KEDS, ka njoftuae se në fshatin Llazarevë të Obiliqit po bëhet keqpërdorim masiv i rrymës.

Sipas KEDS-it, në transformatorin e këtij fshati, 60 për qind e energjisë që kalon nëpër të po vidhet nga konsumatorët.

“Një numër i caktuar i 113 konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator, fatkeqësisht po kontribuojnë në keqpërdorimin masiv të rrymës. Duke bërë hajninë e rrymës, këta konsumatorë po shkaktojnë ngarkesë të madhe në këtë transformator, çka mund të çojë te djegia e tij ose rënia e tensionit; po e rrezikojnë veten e tyre dhe të tjerët përreth; po e dëmtojnë atë dhe asetet e tjera elektroenergjetike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

KEDS-i paralajmëroi banorët e Llazarevës se janë nën llupën e tyre dhe se do të bëhen kontrolle të rregullta te ta për keqpërdorim të energjisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button