Kaloni te përmbajtja kryesore

Vetaksident në magjistralen Ferzaj-Prishtinë, vdiq një 37-vjeçar

Një 37-vjeçar, me inicialet F.I, ka vdekur sot si pasojë e një vetaksidenti në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelezi i Jerlive.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka pohuar se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 07:10 të mëngjesit.

“Me datën 04.01.2025 rreth orës 07:10 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, pikërisht në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku është përfshirë një veturë me targa vendore. Në vendin e aksidentit menjëherë kanë dalë ekipe të policisë së Njësisë së Komunikacionit Rrugor, ndërsa hetuesit e aksidenteve kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Nga hetimet e para dyshohet se shoferi i veturës, derisa ishte duke qarkulluar nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës, me të arritur në fshatin Prelez i Jerlive, e humb kontrollin mbi drejtimin e veturës dhe kalon në anën e majtë të rrugës, duke goditur fillimisht ulësen në pikëstacionin e busëve dhe ndalet në rrethojat e një autosalloni. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekipë e mjekëve nga Qendra Emergjente e Ferizajt, të cilët kanë konstatuar se shoferi F.I ( M/) i moshës 37 vjeçar është pa shenja jete”, ka thënë Veseli për rtv21.tv.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dalë edhe ai në vendin e ngjarjes dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i është liruar familjarëve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button