Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdekje e dyshimtë në Lagjen Dardania në Prishtinë

Një 47 vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta sonte në Lagjen Dardania në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se ata e kanë pranuar një informatë rreth orës 20:45, se një person ka rënë nga një objekt në Lagjen Dardania në Prishtinë.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Borovci.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button