Ndërroi jetë ish-kameramani i RTK-së, Fatmir Bajrami

Ish-kameramani i Radiotelevizionit të Kosovës, Fatmir Bajrami, ka vdekur sot në moshën 75-vjeçare.
Vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar se sarrimi i Bajramit do të bëhet të shtunën në orën 15:00 në Prishtinë.
Për vdekjen e ish-kameramanit Bajrami ka shprehur ngushëllime edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
“Fatmir Bajrami përpos kontribues në profesionin e tij prej kameamani në media, dha kontribut edhe në kinematografinë vendore. Ai ishte mentor dhe udhëheqës për shumë breza kameramanësh, në Transmetuesin Pubilk të Kosovës. Kontributi i tij i veçantë gjatë viteve të 90-ta dhe në kohën e luftës, duke sjellë përmes kamerës realitetin nga frontet e luftës dhe kampet e refugjatëve, do të mbetet përgjithmonë në historinë tonë kolektive”, ka shkruar ndër të tjera AGK-ja.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?