Kaloni te përmbajtja kryesore

BQK: Qytetarët morën 768.9 milionë euro më shumë këtë vit

Banka Qendrore e Kosovës parasheh që viti 2024 të përmbyllet me rritje ekonomike prej 4.3%, ka thënë guvernatori i saj, Ahmet Ismaili.

Ndërsa, sic bëri të ditur guvernatori, rritje të dukshme kanë shënuar kreditë, të cilat janë rritur 15.7 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Gjithsej, kreditë në nëntor 2024 kanë arritur në 5.668 miliarda euro, duke regjistruar një rritje prej 768.9 milionë euro në krahasim me dhjetorin e vitit 2023.

Ismaili ka thënë më tej se aktiviteti ekonomik deri në shtator 2024 është rritur me 4.6%, teksa ka theksuar se BQK pret që inflacioni të mbyllet me 1.6% për këtë vit.

“Ne presim që viti 2024 të mbyllet me një rritje prej 4.3%. nivelin e rritjes 4.2 deri në 4.4% e parashohim të ndodhë më 2025-26. Aktiviteti ekonomik deri në shtator 2024 është rritur me 4.6%. Kemi një stabilizim të inflacionit, i cili është në linjë me zhvillimet tjera në botë”.

Ismaili ka potencuar se kreditë përbëjnë shumicën e aseteve, nga 536 milionë ai ka thënë se 505 milionë euro janë kredi e që kanë pasur trend rritës në ekonomi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button