Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit raportohet se është fëmijë

(Lajm i përditësuar)
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmijë
Njëri prej të vrarëve në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë ishte një fëmijë i vogël.
Kështu ka thënë kryeministri i shtetit të Saksonisë-Anhalt, Dr. Reiner Haseloff, në një konferencë për shtyp, raporton Sky News,
Rama: I tmerruar! Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas sulmit në Magdeburg të Gjermanisë.
Përmes një reagimi në platformën X, Rama dënon sulmin dhe thekson se vendi ynë qëndron në solidaritet me Gjermaninë.
”Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe duke plagosur shumë gjatë festimeve të Tregut të Krishtlindjeve. Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm dhe ne mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, ka shkruar Rama.
Macron ‘thellësisht i tronditur’ nga sulmi në Gjermani
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar së është “thellësisht i tronditur nga tmerri që goditi tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg”.
Në një postim në ”X” Macron ka thënë se Fracna ndan dhimbjen me popullin gjerman.
“Franca ndan dhimbjen e popullit gjerman dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë”, shtoi ai.
Kancelari Scholz reagon pas sulmit
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka reguar pas sulmit në qytezën lindore gjermane, Magdeburg duke thënë se “raportet nga Magdeburgu na bëjnë të kemi frikë nga më e keqja”.
“Mendimet e mia janë me viktimat dhe të dashurit e tyre. Ne qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të të gjithë banorëve të Magdeburgut. Falënderimet e mia për të gjitha shërbimet e urgjencës në këto orë të vështira.”
Sulmi në Gjermani, raportohet për të vdekur e 80 të plagosur
Të paktën dy persona janë vrarë dhe mbi 68 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e përplasjes së një makine në turmën e një tregu Krishtlindjesh në qytezën lindore gjermane, Magdeburg.
Shoferi ka përplasur me shpejtësi makinën e tij në turmën e vizitorëve në tregun e Krishtlindjes.
Zëdhënësi i qeverisë rajonale Matthias Schuppe dhe zëdhënësi i qytetit Michael Reif konfirmuan se incidenti po hetohej si një sulm i qëllimshëm.
“Pamjet nga vendi i ngjarjes janë të tmerrshme. Sipas informacioneve të mia, makina ka përplasur vizitorët e tregut të Krishtlindjeve”, tha Reif.
Edhe pse autoritetet gjermane njoftuan menjëherë pas sulmit, dy orë pas sulmit, se sulmuesi ishte arrestuar, identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
Kryeministri i shtetit federal gjerman të Saksonisë, Reiner Haseloff është nisur për në Magdeburg, raporton televizioni gjerman MDR.
“Kjo është një ngjarje e tmerrshme, veçanërisht tani, në ditët para Krishtlindjes,” tha ai.
Një grua e intervistuar nga Bild tha se shoferi u fut me shpejtësi në zonën e tregut të Krishtlindjes në Magdeburg.
“Kishte shumë familje. Unë arrita të hidhem mënjanë me fëmijën tim në minutën e fundit,” tha ajo.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?