Kaloni te përmbajtja kryesore

“E kam rritur me vuajtje”, e ëma e 14-vjeçarit kërkon drejtësi për të birin: Më morën jetën, Martini kishte ëndrra të mëdha

Teksa ka kaluar një muaj nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, para ministrisë së Arsimit është zhvilluar protesta e radhës. Protestës iu bashkuan edhe prindërit e Martinit. E ëma mes lotësh kërkoi drejtësi për të birin.

“Kërkoj drejtësi për Martinin, kërkoj dorëheqje kush të jetë ai që nuk është i zoti për ta mbajtur vendin e punës të dalë dhe të japë dorëheqjen. Ai që nuk është i aftë për punën të dalë dhe të japë doëheqjen. Kam rritur dhe edukuar një fëmijë, kam punuar vetë në arsim. E kam rritur me vuajtje. Por ma morën, ja morën ëndrrat, ja morën shpresën, më morën jetën, morën gjithçka që unë kisha. Kërkoj me zemër të japin të gjithë dorëheqjen, kush është ai që nuk e mbrojti Martinin.

Nga dera e shkollës,deri në ministri, deri tek Edi Rama. Deri te minsitrja që nuk ia di emrin akoma dhe nuk dua t’ia di. Ai ishte një fëmijë i buzëqeshur, ishte një fëmijë që nuk kam fjalë ta përshkruaj. E kam çdo moment në sy buzëqeshjen e Martinit. Ai ishte i veçantë. Kishte ëndrra të mëdha. Shkonte çdo ditë në ndeshje, studionte, ishte i përpiktë për çdo gjë. Thoshte “do bëhem një futbollist shumë i madh, do të të marr me vete kudo që të shkoj.” Unë nuk kam fjalë, kam vetëm lot. Ka 30 ditë vetëm qaj dhe rënkoj. Unë jam nëna e gjithë fëmijëve shqiptarë sot. Të mbrohen fëmijët tanë. Martini iku, por të mbrohen gjithë Martinët e tjerë. Zemra ime është e thyer”, tha ajo mes lotësh.

Martin Cani u vra më 18 nëntor jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Gjatë një konflikti ku u përfshinë disa persona, Përlleshaj goditi me thikë në zemër Martnin, ndërsa plagosi shokun e tij Luis Meçja.

Përlleshaj u arrestua, ndërsa ditën e djeshme Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi autori i dyshur kishte kërkuar lehtësim të masës së sigurisë. Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa që nga ngjarja janë zhvilluar disa protesta para ministrisë së Arsimit./vizionplus.tv

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button