KQZ sot çertifikon grupin e parë të subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi për RTV21 ka konfirmuar se në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të bëhet çertifikimi i 11 subjekteve politike me më shumë se 600 kandidatë.
”Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me certfikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së (e mërkurë, 18 dhjetor 2024) në rend dite është certifikimi i 11 subjekteve politike me më shumë se 600 kandidatë”, tha Elezi.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, Elezi bën të ditur se është 1,280 kandidatë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?