Kaloni te përmbajtja kryesore

Haradinaj takim me studentë, premton krijimin e fondit për financim të punësimit të parë të të rinjve

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të univesiteteve të ndryshme me të cilët ka biseduar për programin e tij zgjedhor.

Haradinaj ka thënë se kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të dëgjuar dhe për të kuptuar njëri-tjetrin.

“Gjatë një bashkëbisedimi të frytshëm me studentë të universiteteve të ndryshme ndamë mendime të hapura mbi sfidat dhe perspektivën e të rinjve. Ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të dëgjuar dhe për të kuptuar njëri-tjetrin.

Programi ynë mes tjerash përfshin:

– Fond për financim të punësimit të parë të të rinjve;

– Harmonizimin e plotë të politikave arsimore, shëndetësore, kulturore, të punësimit dhe të zhvillimit në relacion me gjeneratat e reja;

– Identifikimin e talentëve të veçantë dhe trajtimi institucional i karrierës së tyre”, ka thënë Haradinaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button