Kaloni te përmbajtja kryesore

Besnik Berisha: Kurti e kreu intervistën në Prokurorinë Speciale

Avokati Besnik Berisha ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka kryer intervistën në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

“Çka nëse u them se kryeministri Kurti sapo e kreu intervistën në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, a ma besoni a jo ?! Nejse, mos i ngjitni fjalë djalit se me sytë e mi e pash. Institucionalit se ç’ke me të!” – ka shkruar Berisha në Facebook.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale për të marrë ndonjë informacion zyrtar, por ende  nuk ka pranuar përgjigje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button