Kaloni te përmbajtja kryesore

Përballje me armë si në filma në Mramor, të dyshuarit që rrezikuan policinë ende në arrati

Pasditen e sotme nga mediat është raportuar se zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin armën e zjarrit në drejtim të një veture në fshatin Mramor të Prishtinës, e në të cilën kanë qenë disa persona.

Ky rast ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshati Mramor të Prishtinës, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati, këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës Flora Ahmeti.

Shkaku i këtij rasti sipas Ahmetit është identifikimi i një veture të dyshuar e cila përkundër sinjalizimit të policisë për tu ndalur në pikë kontrolli, ka refuzuar ndalimin duke vozitur me shpejtësi të madhe.

“Rreth orës 17:30 është pranuar informata për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç ‘rast ka identifikuar një veturë të dyshuar e cila përkundër sinjalizimit të policisë për tu ndalur në pikë kontrolli e njëjta ka refuzuar duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe duke manovruar rrezikshëm, kësisoj duke vënë para rrezikut të drejtpërdrejtë zyrtaret policor. Duke parë rrethanat e ngjarjes policia me shpejtësi ka organizuar edhe një tjetër pikë kontrolli me qëllim ndalimin e veturës së dyshuar porse vetura sërish nuk është ndaluar dhe me manovrime të rrezikshme ka bërë përpjekje të qëllimshme për të goditur zyrtarët policor. Për të shmangur rrezikun e menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë për jetën, zyrtarët policor janë detyruar të përdorin armën e zjarrit. Aktualisht vetura e dyshuar nuk është ndaluar si dhe personat e dyshuar tani për tani janë në arrati. Policia me përkushtim po vijon punën e saj për identifikimin e të dyshuarve të përfshirë në këtë rast si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre. Siguria e oficerëve dhe qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë më i lartë. I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast të kontaktojë menjëherë policinë”, ka bërë të ditur Ahmeti për portalin rtv21.tv

Ndëra për për të shmangur rrezikun e menjëhershëm nga ky rast Ahmeti thotë se zyrtarët policor kanë qenë të detyruar të përdorin armën e zjarrit. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button