Kaloni te përmbajtja kryesore

Nedim Bajrami shënon në derbin skocez ndaj Celtic – feston me shqiponjë

Rangers po udhëheq me rezultat minimal 1-0 pas pjesës së parë në derbin e madh skocez ndaj Celticut.

Këto dy skuadra po përballen me njëra-tjetrën në kuadër të finales së Kupës së Ligës në një stadium i cili është i mbushur i tëri.

Për t’i dhënë epërsinë Rangersit u përkujdes mesfushori shqiptar Nedim Bajrami i cili shënoi për 1-0 në minutën e 41-të.

Bajrami u gjend mirë brenda zonës duke shënuar nga një top i kthyer dhe duke festuar me shqiponjë para mijëra tifozëve të pranishëm.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button