Kaloni te përmbajtja kryesore

Aliu publikon pamje nga punimet në linjat hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë dhe Fushë Kosovë-Mitrovicë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar pamje nga punimet që po bëhen në linjat hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë dhe Fushë Kosovë – Mitrovicë.

Ai ka thënë  se punimet në këto dy linja hekurudhore janë intensive, e ku sipas tij, po bëhet rehabilitimi i tërësishëm i tuneleve, urave dhe linjave hekurudhore.

“Pamje nga punët intenzive përgjatë linjave hekurudhore Han i Elezit – Fushë Kosovë dhe Fushë Kosovë – Mitrovicë, ku po bëhet rehabilitimi i tërësishëm i tuneleve, urave dhe linjave hekurudhore”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button