Avokati i Fadil Fazliut thotë se nuk i janë dhënë informacione se për çka është arrestuar ai nga Specialja

Avokati i Fazliut thotë se nuk i janë dhënë informacione se për çka është arrestuar ai nga Specialja
Avokati i Fadil Fazliut, që u arrestua sot nga Specialja, Skënder Musa para gazetarëve ka thënë se kanë Fazliun do ta dërgojnë në Speciale dhe se informata tjera nuk dhanë.
Musa tha se nuk i është dhënë asnjë informacion se mbi çfarë baze është arrestuar Fazliu.
Tutje ai shtoi se nuk e kanë lejuar të hyjnë brenda veç se i kanë treguar që pritet ta dërgojnë Fadil Fazliu në Hagë.
Ndryshe sot ZPS-ja ka nisur një aksion ku janë arrestuar Isni Kilaj, Bashkim Smajku, Fadiln Fazliu, ndërsa tash po raportohet që është arrestuar edhe Hajredin Kuçi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?