Kaloni te përmbajtja kryesore

Konfirmohet nga Prokuroria Speciale: Nagip Krasniqi u intervistua si i dyshuar

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi është intervistuar sot gjatë ditës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Kjo është konfirmuar për portalin rtv21.tv nga zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Kozmaqi.

E njëjta ka bërë të ditur se Krasniqi është ftuar nga prokuroria dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për një çështje penale, të cilën prokuroria është duke e hetuar.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se N.K. është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, ka thënë Kozmaqi për portalin rtv21.tv /21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button