Kaloni te përmbajtja kryesore

Vitia: Do të mbulojmë shpenzimet për proteza për të gjithë invalidët civilë të luftës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sot ka nënshkruar vendimin që mbulon shpenzimet për proteza për të gjithë invalidët civilë të luftës, pas vendimit të mëparshëm për mbulimin e kostove për proteza për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas tij ky hap ka për qëllim të ofrojë mbështetje dhe përkujdesje për ata që janë dëmtuar nga konflikti, duke siguruar mundësi të barabarta për rehabilitim dhe ndihmë mjekësore.

”Pas vendimit për mbulimin e kostove për proteza për veteranët e UÇK-së, sot kam nënshkruar vendimin që mbulon shpenzimet për proteza edhe për të gjithë invalidët civil të luftës”, ka shkruar Vitia.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button