“Koalicioni duhet të ketë të paktën 80 deputetë”, Gashi lë të hapur mundësinë për një koalicion me VV-në për qeverisjen e re

(Lajm i përditësuar)
“Koalicioni duhet të ketë të paktën 80 deputetë”, Gashi lë të hapur mundësinë për një koalicion me VV-në për qeverisjen e re
Deputeti I LDK-së Arben Gashi në ‘’Click’’ të RTV21 ka deklaruar se LDK-ja po Lufton që t’I fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai gjithashtu nuk ka mohuar mundësinë një koalcion me LVV-në.
‘’Varet prej numrave, numrat nënkuptojnë sa deputetë i ka LDK-ja. Qeverisja e ardhshme koaliconi i ardhshem nuk mund të bëhet pa i pasur të paktën 80 deputetë. Kush do që e merr dekretin për formimin e qeverisjes së ardhshme në Kosovë duhet ta ketë në prapasakenen e mendjes së vet 80 deputetshin, sepse askush nuk don me u bo kryeminister që i bjen qeveria pas ni viti’’, tha Gashi.
Gashi: Osmani e shihte vetën si partner koalicioni jo si Presidente e vendit
Deputeti i LDK-së Arben Gashi në ‘’Click’’ të RTV21 ka komentuar fjalimin e Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmnit të bërë javën e kaluar në Kuvend.
Gashi tha se fjalët e Osmanit konfirmuan deklaratat që ata i kanë bërë me vite.
‘’Deklaratat e Osmanit thjesht konfirmuan deklaratat tona që i kemi bërë me vite dhe shqetesimet tona per te cilat nuk kemi mrri me kriju opinon publik përkrahës, dhe kur doli njëra prej aktoreve kreysore të politikës së jashtme, sepse presidentja udhëheq me politikë të jashtme kur doli dhe tha se është lujt bixhoz me partneritetin ndërkombëtarët, kur ne i kemi thonë kemi pas sulme, ishte me sfiduese. Dhe kur doli ajo dhe tha se janë rrezikuar raportet ndërkombëtare, njerëzit thanë se tash është duke folur dikush, deklaratë e vonuar. Unë kam pritur nga Osmani të jetë në detyrat e veta presidenciale që nga dita e parë fatkeqësisht shumicën e kohës e ka konsideruar vetën si partner koalicioni qeverisës dhe jo presidente e vendit’’, tha Gashi.
Ndër tjera Gashi tha se ‘’Përtej presidentes nuk ki ku shkon’’.
Gashi gjithashtu tha se LDK-ja ka marrë pjesë në çdo fjalim të Osmanit
‘’Fjalimi i 4 që Osmani e mbajti në kuvend dhe ne kemi qenë gjithmonë preznet’’, tha Gashi teksa shtoi se pas këtij fjalimi ‘’mendoj që te një pjesë e elektoratit të LDK-së që kaluan në LVV përmes urës së ndërtuar nga Osmani i thirr ndërgjegjes për të parë se cka përfaqson Kurti dhe Qeverisja e tij, ajo çka përfaqëson Kurti është antishtetti dhe dëmi që ka bërë’’.
Gashi: Kurti nuk u edukua kurrë, qytetarët janë mjaft të pjekur
Duke folur për punën e Qeverisë Kurti, deputeti i LDK-së Arben Gashi në ‘’Click’’ të RTV21 ka thënë se qytetarët e Kosovës janë mjaft të pjekur për t’i parë taktizimet e Kurtit.
‘’Cmendurin nuk mundem me parashiku, sepse taktizmet e tilla mund të krijojnë simpati por qytarët e Kosovës janë mjaft të pjekur. Kurtit i thanë ne të kemi besuar për me bo ndryshim, por jo me eksperimentu. Kurti nuk u edukua kurrë’’, tha Gashi.
Gashi: Kurti u frikësua dhe u paraqit me kokën ulur në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi në ‘’Click’’ të RTV21 duke folur për rolin e opozitë në Kuvend tha se ‘’’Opozita ka qenë kujdestar kushtetues i këtij vendi, kemi kultivuar patriotizëm kushtetues’’.
Ai tutje ka shtuar se Opozita gjithmonë ka pasur propozime për zgjedhje të problemve konrete..
‘’Paraleisht kemi bere propozime konkrete per zgjidhje konrete, kemi pasur propozime. Kur ka qenë rast për interesin nacional kemi dhënë edhe përkrahje si në rastin e ndalimit të mbajtjes së referendumit serb në Kosovë si në rastin e ndalimit të zgjedhjeve në Kosovë me kërkesë të opozitës është thirr seanca dhe është nxjerr rezuluta, kur ka ardhë Albin Kurti ka ardhë me kokën ulur kogja i friksuar në paralmentin e Kosovës, kur mori përkarhjen ndryshoi situata’’, tha Gashi.
Gashi: Të tjerët qeverisën më pak, por arritën më shumë suksese se Kurti
Deputeti i LDK-së Arben Gashi në ‘’Click’’ të RTV21 ka thënë qe Kryeministri, Albin Kurti për 5 vite të qeverisë nuk ka asnjë sukses.
‘’LDK ka qeverisur 3 vjet, Albin Kurti po i bën 5 vjet qeverisje, cilat janë sukseset e tipër 5 vite, të tjerër kanë qeverisur më pak se aj e kanë suksese më shumë se ai’’, tha Gashi.
Ai gjithashtu ka shtuar se Qeveria Kurti është Qeveria më e pasukseshme në historinë e Kosovës.
‘’Sipas këndveshtrimit tim qeveria më e pa sukseshme në historin e Kosovë është qeveria e Albin Kurtit ka hargjuar mbi 12 milairdë euro dhe nuk është asnjë sukses për qytetarët e Kosovës’’.
“I kemi gjetë kontratat”, Gashi përmend Martin Berishaj dhe Nagip Krasniqin, zbulon disa fakte për ta
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në ‘’Click’’ të RTV21ka shtuar se e sipas gjetjeve që i ka bërë LDK-ja brenda dy viteve të para të Qeverisë aktuale janë gjetu mbi 3 mijë e 200 kontrata njëburimore.
‘’Ne i kemi gjetur kontratat një burimore që janë bërë mbi 3 mijë e 200 kontrata për dy vitet e para të qeverisjes Kurti nuk po flasim për 2 vitet e fundit’’, tha Gashi teksa shtoi se ‘’shumica e tyre janë në KEK’’.
Ai tutje ka thënë se kjo nuk është luftë hibride siç po pretedon Kurti, pasi që sipas tij të gjitha këto janë të vërteta dhe se rastin për Martin Berishajn e Nagip Krasniqin i ka ‘’zbuluar opozita’’.
‘’Ku është lufta hibride, a është e vertetë që çmimi i energjisë është rritur, a është e verëtet se Martin Berishaj ka tërhequr para nga bankat, a është e vërtete se Nagip Krasniqi është në arrest shtëpiak. A është e vërtetë që janë dhënë qindra milion euro për kontratat burimore’’, tha Gashit.
Ai tutje ka shtuar se ‘’Kontratat njëburimore në një mas të theksuar japin indice për dyshim të bazuar për kurdijse, masivisht këto janë përdodur në nivelin qëndrorë. ky fenomen është shfaqur me përmasa të mdhaja në qeverisjen Kurti’’.
Gashi: Kurti lejojë dështimin e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në ‘’Click’’ të RTV21 ka thënë se beson që Kyreministri, Albin Kurti me vetëdije e ka lejuar dështimin e prodhimit të energjisë elektrike.
‘’Sipas meje, me rezulton se Kurti me vetëdije ka lejuar të shkohet drejt dështimit të prodhimit të energjisë elektrike nga termocentralet e Kosovës ‘’, tha Gashi.
Gashi: Paralajmëruam për çmimet e larta të energjisë, Kurti thoshte “Po Shihni Fantazma”
Në ‘’Click’’ të RTV21 Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se Kryeministri Albin Kurti është talluar me opozitën kur u paralajmërua për rritjen e çmimit të energjisë, në fillim të luftës në Ukrainë.
‘’Kurti u tallke me neve po shihni fantazma’ nuk ka luftë nuk ka rritje të çmimeve Kosova është e përgaditur’’, tha Gashi.
Gashi: Kurti vetë e dëshmoi besimin tek Martin Berishaj
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në ‘’Click’’ të RTV21 ka thënë se ka pasur pritshmëri nga kryeminsitri Albin Kurti në fushën e energjetikës duke u bazuar në një fjalim gjatë kohë sa ai ishte në opozitë.
Por, sipas tij me ardhjen në pushtet u shfaqën problemet me ambasadorin Martin Berishaj që sipas tij, brenda ditës mori tre dokumente për të cilat në Kosovë për tu pajisur me to duhet vite të priturë.
‘’Kam pasur pritshmëri se Kurti si një inzhinerë do të ketë më shumë njohuri për fushën energjetikës, nuk kam pasur pritshmëri për sistetimin qeverisës, për zhvillimin ekonomk, nuk kam pasur pritshëmri për politikën e jashtme. Por kur erdh në pushtet dhe dulen problematikat për ambasadorin Martin Berishaj, mënyra se si ai brenda ditës e mori shtetësin e mori dekretin për tu emëruar ambassador dhe para dekretit e mori edhe certifakten e sigurisë mrena ditës një person i merr tre dokumente që duhet vite për tu marrë në Kosovë’’, tha Gashit e për këto sipas tij, përgjegjës është Kurti për çka tha se ‘’ai vetë ka folur se beson që Berishaj është profesionist’’.
Gashi: Qeveria Kurti ka shënuar numër të jashtëzakonshëm të Kontratave njëburimore
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në ‘’Click’’ të RTV21
ka thënë se numri i kontratave njëburimore gjatë qeverisjes Kurti janë të jashtëzakonshme.
‘’Rasti me energjinë elektrike, rasti me Martin Berishajn, rasti i Nagip Krasiqnit, rasti me rrezervat shtetërore këto janë shkelje jashtëzakonisht të mdhaja të kësaj qeverie dhe sidomos e permasave të papara më herët është edhe rasti me kontratat njëburimore, pra kontratat njëburimore si sasi e kontratave është e jashtëzakonshme në këtë qeverisje dhe kjo ka bërë të ketë dyshime të arsyshme për korupsion galopant, pra nëse i hyjmë këtyre analizave në fushën e energjetikës dëmi është i jashtëzakonshën nga qeverisja Kurti, pra kemi dyfshim të çmimit të energjisë elektrikee për konsumatorët familjarë, kemi pagesë shtesë për energjinë elektrike përmes subevencionimeve poashtu nga tatimpaguesit kosovarë’’, tha Gashi.
Gashi: Peci hyri në betejë politike, nuk ishte fokus i joni
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në ‘’Click’’ të RTV21 ka thënë se LDK-ja nuk ka pasur fokus ndaj Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit apo edhe ndaj dikujt tjetër lidhur me njoftimet për dhënien e granteve e familjes së Fitore Pacollit.
‘’Nuk është që ka pasur një fokus politik të LDK-së ndaj ministrit apo ndaj dikujt personalisht, thjesht është një gjetje ku vellau i kryetares të Komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës, ka marrë grant dhe sipas gjetjeve ka marrë grant të pa merituar dhe kjo ka qenë ajo nisma që ka krijuar këtë debat publik i cili tashmë është drejt zgjidhjeve juridike pra ligjore në Gjykata’’, tha Gashi.
Gashi tutje ka deklaruar se, Ministri Peci ka hyrë në një betejë politike.
‘’Mendoj se është akoma më specifike, unë personalisht nuk jam marrë me këtë fushë, por sa kam njohuri dhe kam parë me çështjet e granteve merret një Agjenci e veçantë e pavarur por është në kuadër të Ministrisë, por ministri ka hyrë në një betejë politike, pra beteja politike është ajo që është zhvilluar më shumë sesa faktet dhe provat ligjore’’, tha Gashi.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?