Osmani e Maqedonci takojnë Bauer: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, i domosdoshëm

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, atje ku janë takuar me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Bob Bauer.
Në një postim në Facebook, Maqedonci ka njoftuar se me Bauer kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë dhe përkushtimit të Republikës së Kosovës në përmbushje të detyrave tona për anëtarësim në NATO.
“Rikonfirmuam orientimin e angazhimin tonë të vazhdueshëm drejtë anëtarësimit tonë të merituar në NATO, e cila përveçse është kërkesë e jona, është edhe e domosdoshme për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?