Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet i dënuari për mashtrim e prezantim të rremë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ishte i dënuar me dy vjet burgim dhe ndaj tij kishte shtatë urdhëresa aktive të gjykatës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari ishte dënuar me  burgim (mbi dy vjet), për veprat mashtrim dhe prezantim i rremë.

“Sot nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë është arrestuar një person i cili kishte aktive shtatë urdhëresa të gjykatës. Personi i dyshuar, XH. P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej  pasi që i njëjti është dënuar me  burgim (mbi dy vjet), për veprat mashtrim dhe prezantim i rremë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar thuhet se është dërguar në vuajtje të dënimit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button